Lajçak takohet me Bislimin: Takim konstruktiv në dialogun që kemi para
Lajme

Lajçak takohet me Bislimin: Takim konstruktiv në dialogun që kemi para

Emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka takuar sot në Vjenë zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi.

Lajcak dhe Bislimi kanë biseduar për vazhdimin e procesit të dialogut në Bruksel.

“I kënaqur për një takim konkret dhe konstruktiv për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi sot në Vjenë. Mezi presim të vazhdojmë diskutimet tona javën e ardhshme në Kosovë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ndryshe, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka konfirmuar sot se javën e ardhshme në Kosovë dhe Serbi do të qëndrojë i dërguari i posaçëm për dialogun Miroslav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Borrell tha se qëllimi i kësaj vizite do të jetë angazhimi për vazhdimin e dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Dialogu Kosovë-Serbi ka nisur më 2011. Rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq është mbajtur në korrik 2021.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa