NATO ndihmon Kosovën dhe aleatët e vegjël ballkanikë
BKT
Lajme

NATO ndihmon Kosovën dhe aleatët e vegjël ballkanikë

Në kulmin e frikës për një konflikt ushtarak në kufijtë e Evropës, NATO dhe SHBA janë duke blinduar ushtarakisht kufijtë lindorë të kontinentit duke dërguar më shumë trupa, anije dhe avionë luftarakë.

Pjesa më e madhe e trupave ku janë vendosur forcat e NATO-s ndahen midis Ballkanit dhe Baltikut, duke e bërë rajonin pikë kyçe për operacionet e aleancës në rast se Rusia pushton Ukrainën.

Reuters, në një analizë shkruan se rreth 350 trupa aleate dhe evropianë operojnë në Kosovë si pjesë e forcës paqeruajtëse të KFOR-it e NATO-s dhe luajnë për momentin një rol të rëndësishëm.

Gjithashtu aleatë ofrojnë mbështetje policore e ajrore për aleatët e vegjël ballkanikë. Hapësira e Sllovenisë mbrohet nga Hungaria e Italia, ndërsa ajo e Shqipërisë dhe e Malit të Zi mbulohet nga Greqia e Italia.

NATO ka po ashtu një mision detar që patrullon Detin Mesdhe dhe baza amerikane Bondstillit (Bondsteel) luan po ashtu një pozicion kyç.


MË SHUME NGA Lajme