10:14 / 26.01.2022
Çeku: Qëllimi i Putinit fitimi i disa koncensioneve
Gjeneral Agim Çeku vlerësoi se nuk mund të përjashtohet mundësia e një konfrontimi ushtarak në Ukrainë.
"Qëllimi i Putinit është fitimi i disa koncensioneve karshi presidentit Biden. Rusia bën presione të tilla me qëllime të caktuara", tha Çeku sot për RTK.
Sipas tij me veprimet e Putinit e bën Ukrainën jo stabile.
"Putnit nuk i dihet, pasi që është i paparishikueshëm. Qëllimi i Putinit mund të jetë edhe ndërrimi i lidershipit politik në Ukrainë", theksoi ai.
Një konflikt i armatosur në Ukrainë, sipas gjeneral Çekut do të kishte pasoja të mëdha.























