Këto janë oraret e duhura kur duhet të hamë, nëse duam të dobësohem
Mes të ngrënit dhe ushqyerit shëndetshëm është një humnerë e thellë, ku shumë prej nesh rrezikojnë të bien. Ka një diferencë mjaft të madhe nga procesi i të ngrënit dhe plotësimit të nevojave të organizmit. Ju mund të hani, por nuk i siguroni trupit vlerat ushqyese.
Përpos kësaj, një studim i fundit nga Universiteti i Harvardit sugjeron se, pa marrë parasysh sa shëndetshëm ju hani, nëse vaktet e ngrënies nuk përkojnë me ciklet e brendshme të organizmit ju mund të rrezikoheni nga nivelet e larta të sheqerit në gjak, gjendje e cila çon deri në obezitet. Nëse po pyësni veten se kur është momenti i duhur për të ngrënë 3 vaktet kryesore dhe ato të ndërmjetmet, vazhdoni më tej.
Mëngjesi 6- 9:45
Mëngjesi duhet të jetë i pasur me karbohidrate të cilat, ndryshe nga yndyrnat, prodhojnë energji për përdorim të menjëhershëm.
Në vaktin e parë, nuk duhet të mungojnë drithërat; ato janë të pasura, ndër të tjera, me vitaminën B1,
Vakti i ndërmjetëm 2 deri në 4 orë pas mëngjesit. Ky vakt nuk është i detyrueshëm nëse ju keni ngrënë mëngjes mirë. Mbani mend se trupi juaj kërkon dy deri në katër orë për të tretur dhe absorbuar ushqimin që ju hani.
Dreka përpara orës 3
Një studim i vitit 2016 nga The American Journal of Clinical Nutrition doli në përfundimin se ngrënia e drekës përpara orës 3 ndihmonte në procesin e humbjes së peshës.
Vakti i ndërmjetëm pasdite duhet të jetë njëosj si i paradites 2 deri në 4 orë pas vaktit kryesor.
Në këtë orë ju duhet të hani fruta dhe perime, qofshin të freskëta të shtyrdhyra apo të gatuara .
Darka
Në një studim nga Universiteti Brigham , hulumtuesit zbuluan se ngrënia e darkës përpara orës 7 ju ndihmon të bini më shpejtë në peshë dhe të flini më mirë. Gjatë kësaj kohe ju merrni gjithashtu 244 më pak kalori.























