Ndërron jetë nga hipotermia fotografisti Rene Robert
BKT
Kulturë

Ndërron jetë nga hipotermia fotografisti Rene Robert

Robert vdiq si pasojë e hipotermisë. Ai u shtrua në një spital në Paris të Francës, 9 orë pasi ishte rrëzuar në rrugë javën e kaluar.

Në moshën 84-vjeçare sot ka ndërruar jetë fotografisti francez, Rene Robert.

Robert vdiq si pasojë e hipotermisë. Ai u shtrua në një spital në Paris të Francës, 9 orë pasi ishte rrëzuar në rrugë javën e kaluar.

Ai u rrëzua më 18 janar rreth orës 21:00 teksa ecte në rrugën Turbigo e cila ishte e mbushur me njerëz, njoftoi BFMTV.

Askush nuk i erdhi në ndihmë Robertit, i cili nuk mundi të ngrihej nga rënia dhe ishte shtrirë me fytyrë poshtë në trotuar, për gjatë 9 orë.

Thuhet se Roberti, i cili u dërgua në spitalin Cochin me trauma në kokë dhe hipotermi pasi një i pastrehë njoftoi policinë.

Miku i Robertit, gazetari Michel Mompontet tha se vendi i fotografistit ishte një rrugë e mbipopulluar plot me dyqane dhe bare, por kalimtarët ishin indiferentë ndaj Robertit të shtrirë në tokë.

Duke shprehur se indiferenca e kalimtarëve çoi në vdekje fotografistin, Mompontet tha: “As unë nuk jam 100 për qind i sigurt se a do të ndaloja nëse do të shihja dikë të shtrirë në tokë”.


MË SHUME NGA Kulturë