“Drejt fitores në Oscars”, MPJD kërkon përkrahje për filmin ‘Zgjoi’
BKT
Kulturë

“Drejt fitores në Oscars”, MPJD kërkon përkrahje për filmin ‘Zgjoi’

Nesër do të filloj votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat në ‘Oscars 2022’.

Kosova për herë të parë edhe në listën e ngushtë për të siguruar një nominim.

Lidhur me këtë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka bërë një kërkesë që ta përkrahin dhe promovojnë filmin drejt fitores në Oscars.

Postimi i plotë:

“Të dashur qytetarë e bashkëatdhetarë kudo që jeni nëpër botë.

Nesër fillon votimi zyrtar për nominimet Oscar nga Akademia Amerikane e Filmit.

Republika e Kosovës, për herë të parë është në listën e ngushtë për të fituar një nominim me filmin e jashtëzakonshëm HIVE.

Andaj ju ftojmë që ta shpërndani këtë cover të filmit HIVE, për ta përkrahur dhe promovuar bashkë filmin tonë drejt fitores në Oscars!

Bashkë mund t’ia dalim”.


MË SHUME NGA Kulturë