Ky detaj i kapuçave të dimrit nuk është zbukurim
BKT
Lifestyle

Ky detaj i kapuçave të dimrit nuk është zbukurim

E dini që topthat e lezetshëm me push në kapuçat tanë në fakt kanë një histori mijëra vjeçare pas tyre dhe nuk janë përdorur për dekorim? Në të vërtetë, ky aksesor në veshjet tona dimërore është përdorur nga Vikingët që përpara se të shkruhej “Karta e Madhe”, në vitet 793-1066 para erës sonë.

Madje, edhe perëndia  e mitologjisë skandinave, Freir është portretizuar me një aksesor në kokë ku ndodhet një pufkë. Statuja është zbuluar në Suedi në vitin 1904.

Në disa vende europiane, goglat përdoreshin për të treguar rangun social. Klerikët e Romës mbanin të tilla në ngjyra të ndryshme që të përcaktonin çfarë funksioni kishin. E njëjta metodë përdorej edhe nga ushtria skoceze në mënyrë që të dalloheshin regjimentet.

Marinarët i mbanin për të mbrojtur kokën në hapësirat e vogla apo me tavan të ulët. Gjatë periudhës së Depresionit të Madh, pufkat shumëngjyrëshe fituan popullaritet.  Pra nga Vikingët, në perëndi mitologjike e mes luftërash, goglat e lezetshme kanë udhëtuar ndër shekuj në të gjithë botën