Sot hapet “After Party” në Galerinë e Ministrisë së Kulturës
BKT
Kulturë

Sot hapet “After Party” në Galerinë e Ministrisë së Kulturës

Sot hapet ekspozita “After Party” e artistëve Enkelejd Zonja dhe Vigan Nimani.

Sipas njoftimi në Facebook, ekspozita do të hapet me fillim nga ora 19:00.

“Në këtë ekspozitë, që është përzgjedhë të shpaloset interesi në marrëdhënie me momentin historik të së kaluarës, dy artistët sjellin temat e kohës, kujtesës e perceptimit. Kjo vënie bashkë e aspekteve dhe qëndrimeve të dy artistëve shqiptarë të rritur ndërmjet dy kulturash të Ballkanit kundrejt realiteteve social-historike të së kaluarës bëhet jo vetëm për të thënë in medio stat virtus”, përshkruhet ekspozita.

“After Party” do të jetë e hapur deri më 27 prill.


MË SHUME NGA Kulturë