Haradinaj kundërshton mbylljen e kufijve dhe orën policore
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vazhduar edhe sot me reagime të ashpra ndaj qeverisë Kurti për masat e pakuptimta ndaj pandemisë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj i ka kujtuar kryeministrit Kurti thirrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e cila vlerëson se ndalimi i udhëtimit nuk e parandalon përhapjen e virusit.
“Organizata Botërore e Shëndetësisë del me vlerësimin se ndalimi i udhëtimeve nuk e parandalon përhapjen e virusit e Qeveria jonë i bllokon shqiptarët me hy në Kosovë e ata që janë brenda i mbyll me orë policore në shtëpi! Zbrit në tokë o Kryeministër!”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj dje tha se e ka marrë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit duke i ftuar të gjithë që të vaksinohen.
Ai po ashtu e ktitikoi Qeverinë për masat, që sipas tij, janë të paefektshme.
“Krejt format e tjera kushtëzuese e ndëshkuese ndaj qytetarëve dhe bizneseve, siç janë ora policore, mbyllja e gastronomisë dhe masat e tjera shtrënguese, janë të paefektshme dhe i kërkoj qeverisë që t’i heq ato.”























