11:42 / 27.01.2022
Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje për viktimat e Holokaustit
Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën me një minutë heshtje në nderim të viktimave të Holokaustit.
Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila tha se me një minutë heshtje nderojnë 6 milionë viktima që humbën jetën në kampin famëkeq Auschwitzh.
Ndryshe, më 27 janar, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, përkujtohen viktimat e Holokaustit.























