Ministri Latifi i referohet Bashkimit Sovjetik sikkur ekziston ende
BKT
Lajme

Ministri Latifi i referohet Bashkimit Sovjetik sikkur ekziston ende

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka përmendur Bashkimin Sovjetik duke cituar shifra të vendeve për kah numri i rasteve me koronavirus.

Ndonëse shprehur i paqartë, Latifi thotë se mesatarja javore në Evropë për kah rastet është 1,963.

Më pastaj, ai thotë se për dallim nga kjo, mesatarja javore e Bashkimit Sovjetik është 2,728 raste për një milion banorë. 

“Mesatarja javore e Evropës është 1,963, ndërsa i Bashkimit Sovjetik është 200… është 2,728 raste për një milion banorë”, deklaron ai.

Bashkimi Sovjetik u shpërbë në vitin 1991.


MË SHUME NGA Lajme