Manastiri i Deçanit, Escbar: Respektimi i vendimit gjyqësor nuk diskutohet
Lajme

Manastiri i Deçanit, Escbar: Respektimi i vendimit gjyqësor nuk diskutohet

I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i ka bërë thirrje qeverisë aktuale të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit.

Escobar në një intervistë për Reporterin, është deklaruar se vendimet gjyqësore nuk janë çështje zgjedhjeje dhe duhet të respektohen.

“Qëndrimi jonë ka qenë i qartë dhe këmbëngulës: ky rast ka të bëjë me sundimin e ligjit, jo etninë, politikën apo fenë. Vazhdojmë t’i bëjmë thirrje qeverisë që ta zbatojë vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese dhe ta regjistrojë tokën”, deklaron ai.

“Qeveria Kurti është zgjedhur në bazë të platformës të fokusuar në forcimin e sundimit të ligjit. Respektimi i vendimeve gjyqësore nuk është çështje që mund të zgjedhësh dhe sigurisht nuk është çështje e negociatave, politikëbërjes apo ujdive”, potencon Escobar.


MË SHUME NGA Lajme