Kusari-Lila: Masat janë për mbrojtjen e qytetarëve, pandemia do të zgjasë
Lajme

Kusari-Lila: Masat janë për mbrojtjen e qytetarëve, pandemia do të zgjasë

Shefja e Grupit Parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ishte e ftuar në emisionin “RTK Prime” në Radiotelevizionin e Kosovës.

Ajo me gazetaren Fitore Rexhepi foli për cështjet e fundit që po diskutohen në Kosovë, si pandemia, shtrenjtimi i rrymës dhe korrupcioni. 

Për seancën e sotme të jashtëzakonshme të thirrur nga paritë opozitare për rishqyrtimin e masave, Kusari-Lila tha se deputetët folën më shumë si poliikbërës e jo si qytetarë. 

“Sot gati të gjithë folëm si politikbërës e jo si qytetarë për masat dhe pandeminë. Shumica prej nesh nuk janë as ekspertë të fushës epidemilogjisë, por në përgjithësi u diskutua se me këto masa po synohet ruajtja e shëndetit të qytetarëve, e ato nuk janë vendosur për inat”. 

Ajo shtoi se sot në seancë vetëm 7 deputetë të partisë LVV janë infektuar me Covid-19, për shkak se në sallë nuk ka mundësi për të mbajtur distancë, e maskat janë të domosdoshme kudo.

Prandaj, sipas saj, rekomandimet bazike si mbajtja e maskës, distanca dhe higjiena mbesin si masa mbrojtëse edhe për një kohë, pasi siç po shihet që pandemia nuk do të ndalet edhe për një kohë.

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa