Kjo është simptoma më e rëndë e Omicronit
Lifestyle

Kjo është simptoma më e rëndë e Omicronit

Omicroni po prodhon simptoma të ndryshme nga Delta, por të ngjashme me ftohjen normale.

Ekspertët tregojnë se simptoma kryesore e Omicronit është dhimbja e fytit.

Ndërsa, simptomat e tjera janë dhimbja e kokës, rrjedhja e hundëve dhe teshtitja, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Profesori Tim Spector tha se britanikët po preken më së shumti nga dhimbja e fytit.

“Dhimbja e fytit është shenja më e rëndë dhe më kryesorja e Omicronit”, u shpreh ai.

Ndryshe, ekspertët po punojnë vazhdimisht që të zbulojnë simptomat e reja të këtij varianti të COVID-19.