Kjo dietë mund të ndikojë pozitivisht në forcimin e imunitetit
Lifestyle

Kjo dietë mund të ndikojë pozitivisht në forcimin e imunitetit

Pandemia i ka bërë të gjithë të vetëdijshëm për rëndësinë e forcimit të imunitetit dhe të ushqyerit e shëndetshëm.

Për të pasur imunitet më të forcuar duhet një dietë që ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak.

Hiqni ndjeshmërinë ndaj ushqimit dhe shtoni ushqime që ndihmojnë në shëndetin e zorrëve, sepse sipas ekspertëve 70 deri në 80 për qind e sistemit imunitar është në zorrë.

Dietologët gjithashtu sugjerojnë që të shtoni ushqime të pasura me antioksidantë, të keni rutinë të shëndetshme në mëngjes dhe të filloni mëngjesin tuaj me një gotë ujë të vakët.

Për mëngjes, sugjerohet një kombinim i karbohidrateve komplekse dhe proteinave me yndyrna, sepse funksionon më së miri për stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak.