Barcelona ka gati planin B nëse nuk arrihet Morata
Sport

Barcelona ka gati planin B nëse nuk arrihet Morata

Alvaro Morata është emri i preferuar i Xavit për kreun e sulmit.

Situata e transferimit të spanjollit nuk është shumë e thjeshtë pasi nuk është gjendur ende akordi me Atletico Madrid. Morata, i huazuar nga Atletico te Juventus, i pëlqen ideja e transferimit te katalanasit.

Barcelona tashmë po mendon për planin B dhe ai është Aubameyang. Megjithatë, mediat britanike raportojnë se tashmë edhe Juventus është interesuar për lojtarin e Arsenalit ku është i gatshëm të huazojë sulmuesin deri në qershor.