Gjermania ndanë 3 milionë euro për arsimin profesional në Kosovë
Lajme

Gjermania ndanë 3 milionë euro për arsimin profesional në Kosovë

Kosova ka përfituar rreth 3 milionë euro investim në arsimin dhe aftësimin profesional nga Fondi i Sfidës Rajonale. Mjete këto që dedikohen për bashkëpunimin në mes shkollave profesionale dhe ndërmarrjeve për të avancuar arsimin dual.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se në ceremoninë e ndarjes së granteve, kanë marrë pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Ambasadori gjerman, Jörn Rohde. 

Në komunikatë bëhet e ditur se grantet e para do të iu dorëzohen institucioneve të arsimit profesional dhe ndërmarrjeve, të cilat së bashku do të ofrojnë arsim të përshtatshëm profesional, gjatë të cilit nxënësit do të pajisen me shkathtësitë dhe kompetencat në përputhje me nevojat e tregut të punës. 

Ambasadori Rohde ka thënë se e mbështesin bashkëpunimin në arsimin dual për të forcuar ekonominë e Kosovës dhe për të gjeneruar vende pune për të rinjtë. 

“Fondi Rajonal i Sfidave është një promotor i shkëlqyeshëm e arsimit dual në Kosovë, i bazuar në modelin e suksesshëm gjerman. Për ekonominë e Gjermanisë bashkëpunimet e tilla të ngushta në mes të ndërmarrjeve dhe institucioneve të arsimit profesional mbeten esenciale. Ne e mbështesim bashkëpunimin në arsimin dual për të forcuar ekonominë e Kosovës dhe për të gjeneruar vende pune për të rinjtë në Kosovë”, tha ai. 

Thirrja e parë e Fondit Rajonal të Sfidave ka tërhequr 205 aplikime të bashkimeve të institucioneve të arsimit profesional nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kuadër janë përzgjedhur gjithsej 37 projekte në thirrjen e parë, ndër to gjashtë aplikime të suksesshme nga Kosova. Bashkimet që i kanë fituar grantet do të marrin 3 milion euro grante për investime në pajisje, infrastrukturë dhe aktivitete të aftësimit në institucionet e arsimit profesional.

RCF së shpejti do të publikojë edhe thirrjen e dytë për propozime. 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa