Në Prishtinë nga nesër hapet një qendër e re për teste të shpejta COVID-19
Lajme

Në Prishtinë nga nesër hapet një qendër e re për teste të shpejta COVID-19

Nesër në Prishtinë do të hapet edhe një qendër e re për kryerjen e testeve të shpejta antigjene për Covid-19

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Bujar Gashi.

“Në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Kryetarin e Komunës së Prishtinës, nga nesër datë 29.01.2022 do të hapin edhe një qendër testimi me teste të shpejta antigjenike. Qendra e Mjekësisë Familjare nr. 4 në ‘Xhemajl Ibishi’ do të ofroj shërbimin e testimit për Covid-19”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, ky vendim u mor për të ulur numrin e pritjeve tek AMF te Qendra e Studentëve.

“Ky vendim është marrë me qëllim të zvogëlimit të pritjeve të qytetarëve në AMF – qendra studentore te menza”, shtoi tutje Gashi, shkruan Gazeta Express

.Qendra e re do punojë shtatë ditë të javës nga 08:00 deri në 16:00.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Lajme