20:43 / 28.01.2022
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në lidhje të drejtpërdrejt nga Zvicra, do të flas, Fortana Pacolli, këngëtare.
Në lidhje të drejtpërdrejt nga Gjilani, Kushtrim Jakupi, Drejtor i festivalit për fëmijë “Xixat e Flakës”, flet për nisjen e festivalit të këngës për fëmijë.
Për stilin e portretit dhe për profilin e artistit, do të flas, Bashkim Zabergja, piktor.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























