Suedia e Spanja në finale të Evropianit
Sport

Suedia e Spanja në finale të Evropianit

Suedia e Spanja do të takohen në finale të Kampionatit Evropian të hendbollit.

Të premten janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale, që ishin shumë interesante. Fillimisht Spanja e mposhti Danimarkën me rezultat 29:25, ndërsa në mbrëmje Suedia fitoi ndeshjen dramatike ndaj Francës me rezultat 34:33.

Në fund portieri i Suedisë bëri pritje vendimtare.

Të kujtojmë që Suedia ishte kundërshtare e Kombëtares tonë në kualifikimet për këtë Evropian. Finalja Suedi – Spanja është të dielën nga ora 18:00, transmeton IO.

Prej orës 15:30, Franca e Danimarka luajnë për vend të tretë.