Mbi 31 mijë raste aktive me COVID-19
BKT
Lajme

Mbi 31 mijë raste aktive me COVID-19

Aktualisht në Kosovë janë 31 mijë e 21 raste aktive me koronavirus.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK), Prishtina ka më së shumti raste. Aktualisht në kryeqytet janë 9 mijë e 408 raste aktive me COVID-19, Peja me 2 mijë e 522 raste, Gjilani me 2 mijë 68 raste, Prizreni me 2 mijë e 30 raste.

IKShPK në raportin e fundit njoftoi për 4 raste të vdekjes dhe 3 mijë e 617 raste të reja me COVID-19. 


MË SHUME NGA Lajme