14:08 / 29.01.2022
Nis protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike
Ka filluar protesta e organizuar nga Partia Socialdemokrate për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Express.
Qytetarët kanë filluar që të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, teksa pritet që t’i drejtohen objektit të Qeverisë së Kosovës.
PSD-ja ka organizuar sot një protestë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike sipas propozimit të ZRRE-së.























