Përfundon protesta e mbajtur kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike
BKT
Lajme

Përfundon protesta e mbajtur kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Ka përfunduar protesta e mbajtur e cila ishte organizuar nga PSD, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Në këtë protestë qytetarët kërkuan që të hidhet poshtë, çështja e shtrenjtimit të rrymës.

Tek shkallët e hyrjes së objektit të qeverisë, fjalim mbajtën, Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe aktivistja, Teutë Rrusta.

Në shenjë simbolike, siç thanë ata, janë hedhur poça elektrikë dhe qirinj drejt objektit të qeverisë.

Protesta përfundoi e qetë dhe protestuesit tashmë janë shpërndarë.


MË SHUME NGA Lajme