Ky është programi i nesërm në “Mirëmëngjesi Kosovë”
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në “Mirëmëngjesi Kosovë”

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Nesër në një lidhje direkte do të jetë vizita e Escobarit dhe Lajçakut.

Po ashtu në një lidhje direkte do të jetë,Saranda Hasani këngëtare, e cila flet për projektin e saj të ri muzikor "Ku je", si dhe për karrieren e saj në Suedi.

Për ndikimin e lojërave elektronike, flet mysafirja Ibelinda Halili, psikologe. Po ashtu rreth kësaj teme flasin Ismail Jupolli, Artan Jupolli dhe Dardan Pervetica.

Se çfarë moti do të jetë gjatë kësaj jave flet nga Ferizaj Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 

 

 

 


MË SHUME NGA Lajme