Policia publikon ftesën për Molliqajn, që të paraqitej vullnetarisht
BKT
Lajme

Policia publikon ftesën për Molliqajn, që të paraqitej vullnetarisht

Policia e Kosovës ka publikuar ftesën për paraqitje vullnetare ndaj kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj, duke thënë se këtë po e bën me qëllim për informim të drejtë ndaj opinionit publik.

Policia thotë se e kishte kërkuar në adresat e banimit dhe nuk e kishte hasur dhe se i kishte lënë edhe një ftesë për paraqitje vullnetare, por i dyshuari nuk e kishte përfillur.

“Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në stacionin policor dhe si vijimësi e hapave të nevojshëm proceduralë, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”.

Policia thotë se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti është përfshirë në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar, të ndodhur në protestën e datës 29.01.2022.


MË SHUME NGA Lajme