Goli i Lautaro Martinez i jep fitoren Argjentinës ndaj Kolumbisë
BKT
Sport

Goli i Lautaro Martinez i jep fitoren Argjentinës ndaj Kolumbisë

Argjentina e zgjati ecurinë e saj në 29 ndeshje pa humbje, në orët e para të së martës, duke e mundur Kolumbinë, me rezultat 1-0, në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2022, e cila u transmetua drejtpërdrejt në RTK..

Lautaro Martinez shënoi golin e vetëm në minutën e 29-të, kur përfitoi nga mbrojtja e dobët e kolumbianëve. Brazili dhe Argjentina tashmë janë kualifikuar, derisa Ekuadorit me 24 pikë pothuajse e ka siguruar po ashtu kualifikimin. Në Katar nga zona kualifikuese e Amerikës së Jugut kualifikohen automatikisht katër skuadra, derisa vendi i pestë shkon në ‘play-off’ ku përballet me një ekip nga konfederata aziatike. Ndërkohë, Kolumbia pas kësaj humbje mbetet në pozitën e shtatë, me 17 pikë, me pesë pikë pas Uruguait të vendit të katërt. Argjentina në këtë ndeshje luajti pa Lionel Messin, i cili u la i lirë për shkak se ende nuk e marrë veten nga Covidi. “Pavarësisht se kush luan, asgjë nuk ndryshon në lojën tonë. Ne mbetemi të njëjtë, me të njëjtin mentalitet”, tha anësori Angel Di Maria. “Ne tregojmë sakrificë dhe përulësi. Sot e dinim se do të përballeshim me një lojë të vështirë dhe ishim në gjendje të bënim atë që duhej të bënim dhe të ecnim përpara”, ka shtuar ai.