Brazili e shpartalloi Paraguain, e lë jashtë Botërorit
Brazili ka vazhduar serinë e përsosur në kualifikimet e Kupës së Botës, duke shënuar fitore në shtëpi ndaj Paraguait, me rezultat bindës 4:0.
Sulmuesit të Leeds United, Raphinha, iu anulua një gol nga VAR përpara se të shënonte golin e zhbllokimit të rezultatit në minutën e 28-të. Ndërkohë, përforcimi i i ri i Aston Villas, Coutinho, shtoi epërsinënë minutën e 62-të, duke shënuar golin e tij të parë ndërkombëtar që nga viti 2020. Dy golat e tjera për Selecaon i shënuan në minutat e fundit të ndeshjes sulmuesi i Ajaxit, Antony dhe Rodrygo. Brazili, i cili e ka siguruar kualifikimin në Botërorin e Katarit, ka arritur në serinë e 15 ndeshjeve pa humbje në kualifikime, duke ruajtur epërsinë prej katër pikëve ndaj rivalit të përbetuar Argjentinës. Në anën tjetër, Paraguai pas kësaj humbje i ka humbur të gjitha shpresat për kualifikim në Botëror.























