Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për lëvizjen e grave në Kosovë: Një përspektivë historike, do të ketë lidhje të drejtpërdrejt.
Lirika Agusholli, ish bursiste dhe Mensur Sejdiu, nga unioni i të diplomuarve në Turqi, flet se si të merrni bursë studimi në Turqi.
Burim Hashani, drejtor i programit të energjisë, Fondacioni i Mileniumit të Kosovës, do të flas për grantet për efiçiencë të energjisë.
Ergjan Gerdovci, Gjani zejtar, në lidhje të drejtpërdrejt flet për zanatin e xhamaprerësit.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























