Reagon PSD, Prokuroria kërkoi 1 muaj paraburgim për Molliqaj dhe Megjuanin
BKT
Lajme

Reagon PSD, Prokuroria kërkoi 1 muaj paraburgim për Molliqaj dhe Megjuanin

Partia Social Demokrate reagon përmes komunikatës për media se prokuroria ka kërkuar 1 muaj paraburgim për Dardan Molliqaj dhe Adem Megjuanin.

Në këtë komunikatë thuhet se përmes kësaj mase ndaj Molliqajt dhe Megjuanit, pushteti i Albin Kurtit "dëshiron të na japë mësime të reja për protestën. Mësimet të reja do t’i japim ne!".

"Sapo morëm vesh se Prokuroria ka kërkuar 1 muaj paraburgim për Dardan Molliqajn dhe Adem Megjuanin. Protesta masive dhe e përfunduar si paqësore u sulmua nga të gjitha anët për t’u kriminalizuar. Radha i erdhi policisë me 60 pjesëtarë të njësiteve të reagimit të shpejtë për ta rrethuar një studio televizive e arrestuar një person. Hallka e radhës është Prokuroria që caktoi mbajtjen prej 48 orësh dhe tash kërkon 1 muaj paraburgim.

Sipas PSD-së, njëherë masa me mbajtje prej 48 orësh e më vonë paraburgimi prej 1 muaji përbën shkelje të procedurave ligjore.

 "Kërkesa për masë të paraburgimit përbën masën më të ashpër të lejuar që mund ta kërkojë Prokuroria. Kjo kërkesë e parë së bashku me shkeljet procedurale e materiale që kanë ngjarë përgjatë procesit të privimit të lirisë tregon qartë se i gjithë ky proces penal nuk është i motivuar nga nevoja për të zbatuar ligjin".

"Qartazi motivet janë politike dhe hakmarrëse. Veprimet e organeve të drejtësisë mbi motive të tilla të ulëta janë në kundërshtim me shtetin e së drejtës që para së gjithash mban lart liritë dhe të drejtat e njeriut.

Pushteti i Albin Kurtit dëshiron të na japë mësime të reja për protestën. Mësimet të reja do t’i japim ne!", përfundon komunikata e Partisë Social Demokrate.

 


MË SHUME NGA Lajme