16:16 / 02.02.2022
NATO: Situata në Kosovë më e qetë se dikur, megjithatë tensionet ndodhin
Misioni Paqeruajtës i NATO-s ka thënë se në Kosovë akoma ndodhin tensione ndonjëherë
“Situata në Kosovë tani është shumë më e qetë se dikur, por ndonjëherë tensionet ende ndodhin”.
“Kjo është arsyeja pse Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO është ende kyç për sigurimin e stabilitetit në rajon”, shkruhet në një postim të NATO-s në Twitter.























