07:59 / 03.02.2022
Parlamenti i Malit të Zi sot mblidhet për shkarkimin e Abazoviqit
Kuvendi i Malit të Zi sot duhet të votojë për propozimin e kryeministrit Zdravko Krivokapiq për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq. Krivokapiq propozoi që Parlamenti të zgjedh ministrin e Financave dhe Kujdesit Social, Millojko Spajiq për zëvendëskryeministër të ri.
Në propozimin për shkarkimin e Abazoviq thuhet se deputetët e Lëvizjes Qytetare- URA, së bashku me një pjesë të deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve dhe partive të tjera të ish-pushtetit, kanë paraqitur kërkesën për mosbesimin qeverisë. Kurse komisioni Ligjdhënës nesër do të diskutojë për Projektvendimin për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të Malit të Zi, të propozuar poashtu nga kryeministri, Zdravko Krivokapiq.























