MFK do t`i bëjë 2000 shtëpi më efiçiente në Kosovë
MFK ka hapur thirrjen e TRETË dhe FINALE të granteve për efiçiencë të energjisë.
Burim Hashani, drejtor i programit të energjisë, Fondacioni i Mileniumit të Kosovës, sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), tha se grantet për efiçiencë të energjisë janë shumë me rëndësi për Kosovën.
Ai bëri me dije se përkrahja për subvencione shkon deri 6,500 Euro për investime në izolim, ngrohje dhe masa të tjera që synojnë kursimin e energjisë në shtëpinë tuaj.
Sipas tij nga matjet që i kanë pasur në terren 70% e shtëpive në Kosovë janë pa mbështjellës të jashtëm
Afati i fundit i aplikimit është më 30 prill 2022. Aplikuesit e parë kanë përparësi vlerësimi.
Për më shumë klikoni në https://millenniumkosovo.org/seek/sq/ballina/























