PSD proteston te Pallati i Drejtësisë para gjykimit të Molliqajt
BKT
Lajme

PSD proteston te Pallati i Drejtësisë para gjykimit të Molliqajt

Partia Socialdemokrate sot do të mbajë protestë te Pallati i Drejtësisë, duke filluar nga ora 14:00.

Kjo protestë do të mbahet para se të fillojë seanca në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së sigurisë ndaj kreut të PSD-së, Dardan Molliqajt, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Seanca ndaj Molliqajt do të mbahet nga ora 14:30. Kështu kanë bërë të ditur për Sinjalin nga kjo gjykatë.

Ndaj Molliqajt, Prokuroria Themelore në Prishtinë dje ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaj.


MË SHUME NGA Lajme