Ambasada e Britanisë mirëpret vendimin për emërimin e Bordit të KEK-ut
BKT
Lajme

Ambasada e Britanisë mirëpret vendimin për emërimin e Bordit të KEK-ut

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë njofton se mirëpret vendimin e Qeverisë për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Korporatës Energjetike .

Sipas Ambasadës, kandidatët e emëruar janë rekomanduar nga ekspertët britanikë.

“Mirëpresim vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe urojmë të sapoemëruarit e Bordit të Drejtorëve të KEK-ut. Procesi i rekrutimit është mbështetur nga Projekti i Rekrutimit dhe kandidatët e emëruar janë rekomanduar nga ekspertët britanikë”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme