AGK kërkon lirimin e menjëhershëm të kamermanit Selitaj
BKT
Lajme

AGK kërkon lirimin e menjëhershëm të kamermanit Selitaj

Asoacacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas arrestimit të kamermanit Albion Selitaj gjatë kryerjes së detyrës në terren.

Policia e ka arrestuar sot në Suharekë kamermanin e agjenicsë së lajmeve, Ekonomia Online, Albion Selitaj, në kohën që ai po bënte detyrën e tij, duke raportuar nga aksioni i Policisë në NBI “Suhareka”.

AGK e dënon ashpër sjelljen joprofesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tij.

AGK pret nga Policia e Kosovës që në vend se të pengojë, të mundësojë kushte për raportim të punëtorëve  medial në ngjarje të tilla.


MË SHUME NGA Lajme