12:39 / 03.02.2022
Miftaraj, IKD: Shkelje makabre, atentat ndaj demokracisë
Kryetari i Instituti i Kosovës për Drejtësi Ehat Miftaraj, e ka dënuar arrestimin e kameramanit sot gjatë kohës që po e kryente punën e tij
Miftaraj ka thënë se ky është një atentat ndaj demokracisë si dhe shkelje macabre e lirisë së shprehje.
“Kjo është e tepert. Kjo nuk kalon. Pergjegjesi, llogaridhenie menjehere”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell GazetaMetro.
Këtu keni statusin e tij të plotë:
“Kameramani ka te njejten mbrojtje ligjore sikurse edhe vet gazetari. Jane një!
Arrrestimi i kameramanit ne vendin e punes, eshte shkelje makabre e lirise se shprehjes dhe lirise per te informuar. Eshte atentat ndaj demokracise.
Kjo është e tepert. Kjo nuk kalon.
Pergjegjesi, llogaridhenie menjehere”, ka shkruar Miftaraj.























