21:33 / 03.02.2022
Tre të lënduar në një aksident në Prishtinë
Tre persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në Vetërnik.
Ata janë dërguar për trajtim mjekësor.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshira tri vetura.
“Rreth orës 20:30, në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”.























