Musliu i reagon Policisë për arratisjen e Radojçiqit me referencë të Kurtit
BKT
Lajme

Musliu i reagon Policisë për arratisjen e Radojçiqit me referencë të Kurtit

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas raportit të Policisë që konfirmon arratisjen e Millan Radojçiç.

Ajo ka thënë se, “shenjteria e tij Albin Kurti po të ishte në opozite do të thoshte për veprimet e Policise: “ Me Dardanin skiftera e me Radojçiqin Pula”.

Sipas Musliut, policët do të mund të e përfundonin punën e tyre edhe me Radojçiçin, ashtu siç vepruan me kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

“Do te mjaftonte vetem qe Policia e Kosovës të ishin serioz e profesional e të përkushtuar siç ishin në rastin e Dardan Molliqaj qe operacioni të kryhej me sukses”, ka shkruar Musliu në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme