Sot mbahet ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore "Pekini 2022"
Sot me fillim nga ora 12:30 do të zhvillohet ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore "Pekini 2022".
Flamuri i Kosovës do të valojë në Pekin të Kinës, ku Kosova do të prezantohet nga dy skitarët Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu, derisa ceremonia transmetohet drejtpërdrejt nga RTK.
Ekipi olimpik i Kosovës në këto LOD Pekin 2022 do të përfaqësohet nga skitarët Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu, ku Albini garon në katër disiplina të skijimit alpin si sllallom, sllallom i madh, lëshim dhe kombinim alpin, ndërsa Kiana në disiplinën e sllallomit të madh.
Momentalisht, ekipi olimpik kosovarë gjendet në Fshatin Olimpik në Yanqing të Kinës, ku atje do t’i pret një ditë e ngjeshur me aktivitete.
12:30 – Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore "Pekin 2022".























