Ajeti: AKI ka vetëm një mision-ruajtjen dhe avancimin e sigurisë nacionale
Agjencia e Kosovës për Inteligjencë shënon sot 13-vjetorin e themelimit.
Drejtori i keëtij institucioni, Petrit Ajeti, duke iu uruar përvjetorin punonjësve, ka thënë se, “13 vjet nga dita e sotme, Republika e Kosovës themeloi për herë të parë në historinë e saj një institucion që ka të vetmin mision – ruajtjen dhe avancimin e sigurisë nacionale”.
Më tej, Ajeti, ka shtuar se, “Ndihem jashtëzakonisht krenar që jam pjesë e juaja dhe pjesë e misionit të përbashkët nacional!”
AKI përgjatë këtyre viteve të funksionimit është përballë me shumë sfida, për shumicën e të cilave ka marrë lëvdata nga përgjegjësit institucionalë dhe shërbimet partnere.
Kërcënimet e sotme nga spiunazhi armiqësor, veçmas veprimtaria e shërbimeve serbe dhe ruse është fokus i AKI-t. Në kuadër të kërcënimeve që merret AKI janë edhe kërcënimet terroriste dhe krimi i organizuar.























