15:34 / 04.02.2022
Live - Seanca për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka filluar seanca për ecurinë e çështjes ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.exhep
Konferenca filloi me një orë gati vonesë.
Më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.
Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.























