Policëve që u dështoi arrestimi i Radoiçiqit ishin serbë
BKT
Lajme

Policëve që u dështoi arrestimi i Radoiçiqit ishin serbë

Ky ishte Milan Radojiciq, që po kërkohet nga drejtësia kosovare pasi dyshohet për disa vepra penale.

“Nga kjo pikë kufitare këtu në Brnjak tashmë i kërkuari nga Policia e Kosovës Milan Radojiciq kishte tentuar të hynte në territorin e Kosovës nga Serbia, por në momentin që ai kishte arritur në këtë pikë kufitare, kamerat dyshohet se kanë qenë të fikura.

Policia deklaroi se të enjten pasdite, Radojiciq u ndalua nga policia kufitare  për kontroll në kufi, por kur iu kërkua ta  parkojë veturën, në vend që të ndalonte, ai iku prapa në teritorin e Serbisë.

"Duke pasur parasysh pikën kufitare të integruar si pikë kufitare e përbashkët dhe mundësisë për të kaluar shpejtë në pjesën e Serbisë, zyrtarët policorë nuk kanë arritur që ta ndalojnë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka rekomanduar të iniciohet rasti pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës., thuhet në deklaratën e Policisë.

Inspektorati i Policisë së Kosovës rekomandoi suspendimin e tre  zyrtarëve  policorë, një kapiteni, një rreshteri dhe një polici, të gjithë të nacionalitetit serb.

Për rastin, reagoi Lista Serbe ku thanë se tentimet për arrestimin e Radojiciqit janë të pa baza dhe se institucionet e Kosovës po tentojnë të largojnë Listen Serbe nga skena politike.
Ditë më parë, prokurori i prokurorisë themelore të Ferizajt, Rasim Maloku, përfshiu  në listen e ndalimit të   Milan Radojiciqt për për rastin "Brezovica".

I njejti urdhëroi  hetimet për dyshimet e mos funksionimit të disa kamerave të sigurisë, në pikë kalimin kufitar në "Brnjak".

“Informacionet fillestare i kemi se kamerat nuk kanë funksionuar në kohën e arratisjes. A ka qenë defekt i mëhershëm apo i tanishëm, për momentin nuk e dimë”, thuhet në deklaratën e  Rasim Maloku- Prokuror i Shtetit.

Kjo nuk është hera e parë që Radojiciqi i ka ikur prangave të Policisë. I njejti edhe në vitin 2018, arriti të arratisej, atëherë kur kërkohej si I dyshuar për rastin e vrasjes së politikanit local serb, Oliver Ivanovic.


MË SHUME NGA Lajme