Sot katër ndeshje në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës
BKT
Sport

Sot katër ndeshje në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës

Futbolli kosovar rikthehet sot me katër ndeshje në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës.

Gjilani do të përballet me Dukagjinin e Klinës, Ulpiana me Arbërinë, Onix me KEK-un dhe 2 Korriku me Ramiz Sadikun. 

Të katër sfidat e ditës së sotme zhvillohen me fillim nga ora 13:00.