Policia e Kosovës sqaron suspendimin e policit: Jemi strukturë apolitike
BKT
Lajme

Policia e Kosovës sqaron suspendimin e policit: Jemi strukturë apolitike

Policia e Kosovës ka dhënë sqarime për suspendimin e zyrtarit policor Amir Hoxha duke thënë se veprimi është marrë nën dyshimet për shkelje të brendshme disiplinore.

“Bazuar në Udhëzimin Administrativ “Për Shkeljet, Masat dhe Procedurat Disiplinore në Policinë e Kosovës” 04/2019, përkatësisht neni 24, paragrafi 1.17, është suspenduar një zyrtar policor”, thuhet në njoftim.

Vendimi mbi suspendimin në kohëzgjatje deri në tri ditë, është marrë për zyrtarin policor të Stacionit Policor Qendra Prishtinë, nën dyshimet për shkelje disiplinore të sanksionuar sipas udhëzimit të sipërshënuar.

“Policia është strukturë apolitike në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim në orientimet e tyre andaj të gjithë zyrtarët e saj duhet të përmbahen nga komente qofshin ato politike apo të llojeve të tilla të sanksionuara me udhëzimet administrative”, përfundoi policia.


MË SHUME NGA Lajme