19:32 / 05.02.2022
Zyrtare: Tomasevic nënshkruan për Prishtinën
Qendërmbrojtësi nga Kroacia, Josip Tomasevic, është futbollisti tjetër që i bashkohet FC Prishtinës në afatin kalimtar të dimrit.
Tomasevic në edicionin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Cibalias në Ligën e Dytë të Kroacisë.
28-vjeçari është futbollist me përvojë dhe ka bërë karrierë në klube si Istra 1961, Rudar Velenje, NK Novigrad, Granicar dhe Osijek.
Tomasevic tashmë i është bashkuar FC Prishtinës në stërvitje derisa e ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit, përcjell Telegrafi.
“Njërëzit në klub më kanë sqaruar se cilat janë synimet e klubit dhe projekti më ka pëlqyer. Synimet e Prishtinës janë trofetë dhe dalja në garat evropiane”.























