12:57 / 06.02.2022
Vela: Nën udhëheqjen e re, AKI po avancon sigurinë kombëtare
Këtë javë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka shënuar 13 vjetorin e themelimit.
Në lidhje me këtë shefi i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë se nën udhëheqjen e re, Agjencia po avancon sigurinë kombëtare.
“Këtë javë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë shënoi 13 vjetorin e veprimtarisë. Nën udhëheqjen e re Agjencia po avancon sigurinë kombëtare”, ka shkruar Vela në Twitter.























