05:36 / 07.02.2022
Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Do të ketë lidhje direkte me Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i cili do të japë parashikimet meteorologjike të javës.
Ndërsa, mysafir në studio do të jetë Kryetari i Sindikates së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri. Ai flet për ngjarjet e fundit dhe mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të policisë.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























