26 mijë e 977 raste aktive me Covid-19
BKT
Lajme

26 mijë e 977 raste aktive me Covid-19

​​​​​​​Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 26 mijë e 977.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 187 mijë e 508, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur mbi 3 mijë persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 239 doza të vaksinës kundër COVID-19. Që nga fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.792.775 doza të vaksinës.

Deri më sot 808.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, janë dhënë gjithashtu edhe 88.718 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Mund të jetë një imazh i teksti


MË SHUME NGA Lajme