Saka largohet nga Arsenali, por jo nga Premier League
BKT
Sport

Saka largohet nga Arsenali, por jo nga Premier League

Dy klubet e mëdha angleze, Liverpool dhe Manchester City janë hedhur në sulm për Bukayo Saka e Arsenalit, raportojnë mediet britanike, përcjell RTKLive.com.

Nëse Arsenali dështon të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, atëherë siç raportohet, Saka do të largohet nga ‘Emiratës’.

Lojtari pritet të ‘divorcohet’ me ‘Topçinjtë’, por jo edhe me Premier League-n.

Liverpool dhe City janë të interesuar për Saka-n, të cilin synojnë ta bëjnë të vetin në verën që po vjen.

Sipas medieve në ishull, krerët e Liverpoolit dhe Cityt tashmë janë duke u përgatitur të nisin negociatat me Arsenalin për transferimin e mundshëm te Saka-s. /RTKLive/