Si ta kuptoni përmes trupit tuaj që po vuani nga stresi
BKT
Lifestyle

Si ta kuptoni përmes trupit tuaj që po vuani nga stresi

Nuk është gjithmonë e thjeshtë ta kuptosh çfarë s`po shkon me ty. Gjithsesi, trupi nuk gënjen kurrë, mjafton që ju t`i kushtoni vëmendje sinjaleve që ai jep herë pas here. Si përgjigjet ndaj stresit?

1.Kërcisni dhëmbët

Nja nga shkaqet kryesore pse e bëni këtë është stresi. Mund ta gjeni veten duke kërcitur dhëmbët në mënyrë të pavetëdijshme ose kur jeni në gjumë. 

2. Djerësisni shumë

Djerësa ndodh për shumë arsye: ushtrimi fizik i tepërt, temperaturat e larta, apo kur truri yt po ndjen një kërcënim. Nëse e shihni që djerësini në mënyrë konstante do të thotë që jeni duke përjetuar ankth.

3. Vini re që po ju bien flokët

Kohët e fundit po gjeni më shumë qime flokësh në tualet dhe një nga arsyet mund të jetë stresi i fshehur. Ngarkesa emocionale ndikon tek rënia e flokëve, prandaj mund të vini re flokë që bien më shpesh 6-12 javë pas një ngjarjeje që mund t'ju ketë stresuar.

4. Keni shenja të kuqe në trup

Nëse nuk vuani nga ndonjë alergji e mundshme, skuqjet mund të vijnë si pasojë e një periudhe të vështirë emocionale. Për më tepër, nëse i vini re ato rreth gojës. Eshtë përgjigje e trupit ndaj stresit.

5. Goja juaj është gjithmonë e thatë

Nëse vazhdimisht ke etje dhe pse nuk ke ngrënë asgjë të kripur/ëmbël, kushtoji vëmendje shëndetit mendor. Periudhat e zgjatura të stresit shkaktojnë ndjesinë e gojës së thatë./anabel/